Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Kryebashkiaku i Tiranës do të vijojë të qëndrojë në qeli, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Vendimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e kishte cilësuar masën e arrestit në burg si joproporcionale ndaj Veliajt. Megjithatë, Gjykata e Lartë vendosi sot, më 15 shtator, të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Vendimi:
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.
Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128