"Mos lironi Erion Veliajn"/ Protestë para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan përmes ndërtimit, me bekimin e tij

15 September 2026, 11:01 / POLITIKË ALFA PRESS
"Mos lironi Erion Veliajn"/ Protestë para Gjykatës së

Ndërsa anëtarët e Gjykatës së Lartë ndodhen në dhomën e këshillimit për të marrë një vendim lidhur me rekursin e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë ‘arrest në burg’, jashtë qytetarët po protestojnë kundër lirimit të tij.

 ‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli’ thërrasin protestuesit.

Njëri prej tyre argumenton pse Veliaj duhet të qëndrojë në burg ndërsa shton se dalja e tij do ishte një goditje e madhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Veliaj ka qenë ai modeli i politikanit të cilin ne e kemi kundërshtuar prej fillimi. Ka qenë ai modeli i politikanit i cili duke u zvarritur e duke mos u përballur kurrë as me kundër kandidatët, as me qytetarët, ka arritur aty ku e kemi parë të gjithë.

Ama nëse duam një fakt për Erion Veliajn që duhet të vazhdojë të qëndrojë në qeli, është thjesht të bëjmë një xhiro rreth Tiranës dhe duhet të kuptojmë se i gjithë ky pastrim parash është bërë me bekimin dhe nën hundën e Veliajt.

Edhe kështu që për mua dhe për çdo qytetar, vetëm ndërtimet në Tiranë janë një arsye e mjaftueshme që ai të vazhdojë të qëndrojë në burg. Edhe sigurisht që edhe përgjimet, edhe provat të cilat kanë dalë në raport me Veliajn, janë arsye dhe argumente të mjaftueshme që ai duhet të qëndrojë në burg. Edhe një dalje e Veliajt sot do ishte një goditje e madhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, për shkak se do cenonte pavarësinë e tij."

Po ndodh...

ide