Operacion i AMP-së në Durrës, arrestohet në flagrancë një efektiv policie, dy të tjerë hetohen në gjendje të lirë

Një operacion i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) është finalizuar këtë të martë në Durrës, në kuadër të një procedimi penal për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në përfundim të hetimeve, është arrestuar në flagrancë një punonjës i Policisë, ndërsa dy efektivë të tjerë janë referuar në gjendje të lirë.
Sipas AMP-së, më 15 shtator 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, të regjistruar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, është finalizuar operacioni nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Në flagrancë është arrestuar S. M., punonjës policie me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme. Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë të Policisë.
Bëhet fjalë për S. H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe A. K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet e përpiluara janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme sipas ligjit.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128