“Do të vras, këtë ta garantoj”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim të menjëhershëm

14 September 2026, 13:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gazetari i News24, Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij në Facebook. Në mesazhin kërcënues, ndër të tjera, shkruhet: “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”.

Sipas dëshmisë së gazetarit, kërcënimi dyshohet se lidhet me një material filmik të realizuar dhe publikuar prej tij gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Parlamentit. Në këtë material, Stafa kishte dokumentuar veprimet e disa personave civilë gjatë ndalimit dhe arrestimit të një protestuesi.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar me forcë kërcënimin dhe ka shprehur shqetësimin ethellë për sigurinë e gazetarit.

AGSH e konsideron kërcënimin me vdekje, veçanërisht kur lidhet me ushtrimin e detyrës dhe publikimin e materialeve me interes publik, si një sulm të rëndë ndaj sigurisë së gazetarit, lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

Shoqata i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë të veprojnë me urgjencë për identifikimin e personit ose personave që qëndrojnë pas llogarisë nga e cila është dërguar kërcënimi.

Po ndodh...

ide