Avokatët bojkotojnë, dështon seanca e radhës e dosjes “Partizani”
14 September 2026, 13:30 / AKTUALITET

Bojkoti i avokatëve për shkak të rregullores së Gjykatës së Posaçme u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore të dosjes “Partizani”.
Asnjë prej avokatëve të të pandehurve në proces nuk ishte në sallë dhe kërkesën për shtyrje e kishin përligjur me vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkot.
Dështimi i seancës bëri të pamundur edhe pyetjen e 3 dëshmitarëve, që ishin në gjykatë, një prej të cilëve ish-gjenerali Vladimir Qirjazi.
Ndërkohe që seanca u shty, për shkak të mungesës së avokatëve, që kundërshtojnë moslejimin e tyre me telefona në sallën e gjyqit, u vu re që të tre anëtarët e trupit gjykues mbanin me vete telefonat e tyre celularë.
Sipas rregullores, as gjyqtarët nuk duhet të mbajnë telefona.
Seanca e radhës më 28 shtator.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
Nga Ermal Peçi
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Nga Gjergji Nika
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Nga Sidi Hasanaj
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128