New Yorku kufizon AI-në në shkollat publike: Ndalim deri në klasën e 8-të

2 September 2026, 13:10 / TRENDING ALFA PRESS

Mbi gjysmë milioni nxënës dhe mësues në New York do të përballen me kufizime të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë vitit akademik 2026–2027.

Shkollat publike të qytetit, sistemi më i madh shkollor në SHBA, do të vendosin një moratorium për përdorimin e AI-së gjenerative nga nxënësit e nivelit parashkollor 2-K deri në klasën e 8-të.

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, tha se periudha e ardhshme do të përdoret për të studiuar ndikimin e inteligjencës artificiale në arsim dhe për të kuptuar më mirë se si teknologjia po ndikon te nxënësit dhe procesi mësimor.

Vendimi vjen në një kohë kur përdorimi i mjeteve të AI-së nga nxënësit është kthyer në një debat të madh në SHBA. Përkrahësit theksojnë se teknologjia mund të ndihmojë në mësim dhe kërkim, ndërsa kritikët paralajmërojnë për kopjimin, varësinë nga teknologjia dhe dobësimin e të menduarit kritik.

Ndryshe nga shkollat që po përpiqen të vendosin rregulla për përdorimin e AI-së, New Yorku ka zgjedhur një qasje më kufizuese, duke vendosur një periudhë njëvjeçare vlerësimi përpara se të përcaktojë rregullat e ardhshme.

Po ndodh...

ide