Nis këtë fundjavë “besnikëria” e PS-së, Rama dërgon deputetët derë më derë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk, ku në fokus ishte organizimi i punës në terren dhe takimet me qytetarët.
Gjatë mbledhjes, secili drejtues politik prezantoi kalendarin për zhvillimin e “Orës së Pranisë Besnike”, një nismë që synon të sjellë strukturat e Partisë Socialiste më pranë qytetarëve dhe problematikave të tyre.
Një pjesë e takimeve do të nisin që këtë fundjavë. Në terren pritet të angazhohen deputetët dhe zëvendësministrat, të cilët do të takojnë qytetarët dhe do të marrin nga afër shqetësimet dhe problematikat e tyre.
Mbledhja e zhvilluar sot në Sauk i paraprin një tjetër takimi që pritet të mbahet nesër në Pallatin e Brigadave, ku Rama do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.
Po ndodh...
ide
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128