Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Kryetari i PD-së, Dr. Sali Berisha do të udhëtojë drejt SHBA-së. Kjo është një fitore për të. Pasi, për 5 vjet ai u ndalua dhe për këtë është sulmuar politikisht çdo ditë, nga qeveria dhe mediat pranë saj, për “pamundësinë e kalimit të oqeanit”. Sot Berisha e ka marrë vizën për ta kaluar oqeanin dhe mua personalisht më vjen mirë, për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit tim.
Por vetëm kaq!
Pasi pyetjes, “A mjafton kjo, që Berisha të rikthehet triumfalisht si një alternativë qeverisëse në Shqipëri?”– unë i përgjigjem pa mëdyshje:
Jo!
Shumë shkurt: Për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, nuk nevojitet thjeshtë një rrotacion politik. Nevojitet një “përmbysje rradikale”.
- Duhet çliruar shteti nga kontrolli politik i partisë që ka pushtetin.
- Duhet çliruar ekonomia nga paratë e krimit dhe monopolet oligarkike.
- Duhet projektuar ekonomia e qëndrueshme, që nuk mbështetet tek konsumimi barbar i aseteve natyrore, duke lënë pas një tokë pa pyje në sipërfaqe dhe pa ujë nën sipërfaqe.
- Duhet një qeveri, që në një vend, ndër më të pasurit me ujë në kontinent, t'u çojë ujë njerëzve në shtëpi dhe jo gënjeshtra çdo fushatë.
- Duhet të çmontohen mekanizmat ligjorë që ligjërojnë praktika korrupsioni të llahtarshme dhe grabitjeje të pasurive kombëtare.
- Duhet ti kthehet/vendoset legjitimiteti Parlamentit, nga një institucion shërbyes ndaj ekzekutivit, në një institucion me integritet, ligjvënës dhe monitorues i ekzekutivit.
- Duhet një qeveri që të mendojë se çdo të bëhet në këtë vend, jo vetëm pas 4 vitesh, por edhe pas 40 vitesh.
- Duhet një qeveri që të ndërtojë institucione në shërbim të qytetarëve, dhe jo të reklamojë numrat e telefonit të ministrave dhe deputetëve, që qytetarët tu kërkojnë ti zgjidhin hallet e tyre.
- Duhet të ndërtohet një shtet, ku kamarierin 18 vjeçar të mos e masakrojnë në dru pronarët e hotelit, sepse kërkoi pagën e muajit, pasi do të linte punën e papërballueshme. Të ndërtohet një shtet ku kamarieri të ketë kontratë pune, ku të përcaktohet paga, oraret e punës, ditët e pushimit dhe ti paguhen sigurimet shoqërore e shëndetësore, dhe jo të shfrytëzohet si skllav e ta rrahin nëse ngre krye.
Sali Berisha nuk e bën këtë!
Sepse shumë nga mekanizmat që sot prodhojnë korrupsion e degradim të shtetit, u instaluan në kohën e tij e u përsosën në këtë kohë.
Sepse Z. Berisha kishte mundësinë të bënte gjithëçka të mirë, por nuk diti, nuk mundi apo nuk deshi. Kjo është tjetër gjë. Ai e konsumoi kohën e tij.
Udhë të mbarë z.Berisha. Por vetëm kaq!
Sheshi u takon të rinjve, edhe brenda partisë tënde.
Po ndodh...
Demokracinë e hedhim në kuti, politikanët e fusin në xhep
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128