Trump “firmos” edhe mbi hartë, kërkon t’i vendosë emrin e tij Ngushticës së Hormuzit

2 September 2026, 17:54 / BOTA ALFA PRESS

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar që Ngushtica e Hormuzit të riemërtohet “Ngushtica e Trumpit”, në një kohë kur kjo rrugë ujore strategjike mbetet në qendër të tensioneve për shkak të konfliktit me Iranin.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Tani që e kemi nën kontrollin e SHBA-së, a duhet ta ndryshojmë emrin e Ngushticës së Hormuzit në Ngushtica e Trump?”

Ai shtoi se, ashtu si Amerika, ngushtica do të ishte “më e nxehtë se kurrë më parë”.

Deklarata e presidentit amerikan vjen pasi administrata e tij ndërmori një tjetër ndryshim të debatueshëm emërtimi. Më 27 gusht, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Lake America” për përdorim zyrtar federal në SHBA. Ndryshimi është pasqyruar edhe në Google Maps dhe Apple Maps për përdoruesit në SHBA, ndërsa në Kanada liqeni vazhdon të njihet si “Lake Ontario”.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët detare më të rëndësishme strategjike në botë, veçanërisht për transportin e naftës dhe gazit. Në javët e fundit, SHBA-ja ka deklaruar se ka marrë kontrollin e rrugës ujore, ndërsa konflikti me Iranin ka sjellë përplasje dhe tensione të vazhdueshme në zonë.

Po ndodh...

ide