Debati për shaminë në shkolla, deputetja zvicerane kërkon që vajzat të lahen “topless” në mësimet e notit
Në një pyetje me shkrim drejtuar qeverisë kantonale, 47-vjeçarja ka vënë në pikëpyetje edhe rregullat e veshjes gjatë mësimit të notit, raporton Blick. Ajo thotë se është e zakonshme që djemtë të marrin pjesë në mësimin e notit me mbathje noti, ndërsa vajzat me kostume noti.
Bienek shprehet se ka vajza që do të ndiheshin më rehat me mbathje po ashtu, teksa ka kërkuar që ato të kenë mundësi të zgjedhin vetë se çfarë të veshin.
Madje, anëtarja e GLP-së shkon edhe më tej, duke pyetur nëse vajzat duhet të kenë të drejtë të notojnë pa pjesën e sipërme të rrobave, njësoj si djemtë.
“Ka vajza që ndihen më rehat me mbathje noti. Ato veshin vetëm një kostum noti sepse kanë frikë nga sulmet shoqërore dhe ngacmimet seksuale”, ka shkruar ajo.
Sipas Bienek, pabarazia në rregullat e veshjes nuk kufizohet vetëm te shkollat.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128