Plas në LDK, Abdixhiku sulmon 6 deputetët: Refuzuat Presidentin, Kosovën e çuat në zgjedhje
Kriza e madhe politike është eksportuar edhe brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari Lumir Abdixhiku reagoi ashpër ndaj 6 deputetëve që nuk pranuan marrëveshjen e tij me Vetëvendosjen e Albin Kurtit për Presidentin dhe emrin e profesorit Bekim Sejdiu, shkruan A2.
“Nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion. Prandaj, për çfarë po rrahin gjoksin? Çfarë paskan shpëtuar? Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja. Dëm mund të bëjë çdokush”, shkruan Abdixhiku në një postim në rrjetin social Facebook.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128