Orë të tëra në takim, asnjë fjalë nga Kurti, Abdixhiku tregon çfarë i tha

2 September 2026, 19:33 / KOSOVA ALFA PRESS
Orë të tëra në takim, asnjë fjalë nga Kurti,

Ka përfunduar pas disa orësh takimi mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut. Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u largua nga dera e pasme dhe shmangu gazetarët, duke mos dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë takim. Megjithatë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkurtimisht informoi mediat për arsyen e kësaj tryeze.

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Siç e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Dhe, këtë e bëra. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, theksoi Abdixhiku.

Ai nuk e komentoi revoltën e 6 deputetëve të LDK-së kundër kandidatit për president, por vetëm tha se për këtë “duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”. 

Po ndodh...

ide