Forcat Ajrore i shpëtojnë jetën turistit në Shalë, po eksploronte natyrën me katër miqtë, rrëshqiti dhe ra në humnerë

2 September 2026, 20:20 / AKTUALITET ALFA PRESS
Forcat Ajrore i shpëtojnë jetën turistit në Shalë, po

Një turist është shpëtuar këtë të mërkurë pas një operacioni kërkim-shpëtimi të zhvilluar nga Forca Ajrore në fshatin Kaprre, në Njësinë Administrative Shalë të Shkodrës. Mësohet se turisti kishte rënë në një humnerë gjatë eksplorimit të zonës, ndërsa ndodhej së bashku me katër persona të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen, duke bërë me dije se në operacionin e shpëtimit u angazhua një helikopter Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili bëri të mundur nxjerrjen e turistit nga terreni i vështirë.

Pas nxjerrjes nga humnera, turisti u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, katër turistët e tjerë që ndodheshin me të fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Reagimi i Ermal Nufit:

Forca Ajrore, në gatishmëri për të shpëtuar jetë.

Helikopteri Black Haëk i Forcës Ajrore kreu një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kaprre, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, pas rënies në humnerë të një turisti, i cili po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve të shpëtimit, turisti u nxor nga humnera. Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Katër turistët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ndodh...

ide