“Ju erdhi fundi!”/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, bëjnë thirrje për lirimin e aktivistëve të arrestuar
2 September 2026, 20:36 / POLITIKË
Qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë, pasi u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” sikurse ditët e tjera të protestës kundër qeverisë.
Ata brohoritën njëzëri thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që të japë dorëheqjen dhe të vihet përpara drejtësisë.
Qytetarët po ashtu kërkuan edhe lirimin e 14 protestuesve, të cilët u arrestuan një ditë më parë gjatë tensioneve përpara Kryeministrisë.
“Lironi çunat e gocat”, përsërisnin ata.
Në protestën e 95 qytetarët kanë shprehur mesazhet e tyre edhe nëpërmjet pankartave. Në disa prej të cilave kërkohet që SPAK të hetojë dhe të vendosë drejtësi.
“Pacienti pret, kontratat paguhen, SPAK, heto! SPAK, ndiqi paratë”, shkruhet në një prej pankartave.

Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
Nga Ermal Peçi
ide
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Nga Gjergji Nika
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128