Shehi: Rama e ka zhvlerësuar qeverinë, ministrat vetëm firmosin atë që vendos ai
Thashethem të javës e cilësoi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, dorëheqjen e ministres së shëndetësisë Evis Sala, e cila sipas tij nuk luan asnjë rol politik në kushtet kur Rama i merr vetë vendimet.
Në A2 CNN ai tha se gjatë këtyre 12-13 vjetëve janë bërë 80 vetë ministra. Duke vlerësuar gjestin dhe kapacitetin e ministres Sala, Shehi, thekson se arsyet e dorëheqjes mund të kenë qenë për shkak të mos njollosjes së emrit apo mos firmosjes së ndonjë letre.
“Nga pikëpamja politike nuk luan rol. Në këtë mes ajo zonja ka një sensor intelektual e moral. E ka parë që nuk punohet. Këtu të gjithë kanë qejf me u bë ministra, por kur e shikon që s’të lënë me punuar dhe tha sa të bëjë pis emrin tim po iki.
Mund të ketë edhe pisllëqe të tjera firmos këtë apo atë letër. Dhe dikush që do ta ketë fytyrën e bardhë, thotë faleminderit dhe ky është një gjest i mirë që ka bërë ajo. Atë që ka bërë publikisht ka diferencë. Ajo është dikushi në ambientin e mjekësië dhe nuk i prish punë Ramës se ai vë edhe një agronom. Kjo është autokraci”, tha Shehi.
Duke e quajtur Ramën autokrat që vetë firmos dhe vulos, Shehi thekson se ai nuk e ka problem të heqë edhe 5 të tjerë nesër apo të vendosë nëj agronom në vend të ministrit të Shëndetësisë
“Nesër ky do të heqë 5 të tjerë e ka zhvlerësuar qeverinë ky është vetëm në vendimmarrjen e vet dhe siç do të marrë gjithë lavdinë ashtu duhet të marrë edhe turpin e dështimit. Ministrat vijnë nga hiçi. Kjo ishte dikushi nga ana profesionale. Nuk ka hapësirë një ministër për të marrë vendime vete të gjitha firmos e vulos”.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128