Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!

2 September 2026, 01:30 / IDE NGA EVA IDRIZLLARI
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!

Të erdhi fundi i arrogancës politike!

Për vite me radhë ke ndërtuar një pushtet ku shërbimi ndaj teje është shpërblyer më shumë se integriteti, ku institucionet publike janë trajtuar si zgjatime të partisë dhe ku qytetari është kujtuar vetëm kur ka ardhur koha të paguajë taksat ose të votojë.

Ke mbushur administratën me njerëz që nuk i shërbejnë shtetit, por pushtetit. Ke krijuar një sistem ku shumëkush hesht sepse i trembet humbjes së karriges, postit apo privilegjit.

Por Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës. Buxheti nuk është thes personal i qeverisë. Tenderat nuk janë plaçkë partie. Institucionet nuk janë çifligje politike. Qytetarët nuk janë dele që duhet të paguajnë faturën e një pushteti që kërkon të jetë mbi çdo kontroll.

Një kryeministër nuk bëhet pronar i shtetit vetëm sepse ka fituar zgjedhjet. Mandati është besim, jo licencë për abuzim. Sot ke pushtetin. Ke njerëzit e tu (shërbëtorë) nëpër zyra. Ke podiumet, kamerat dhe propagandën.

Por ka një gjë që nuk e zotëron dot: KOHA.

Dhe koha e pushteteve abuzive mbaron gjithmonë. Sado të kontrollosh zyrat dhe ekranet, nuk mund ta ndalosh të vërtetën dhe as kohën.

KOHA E PUSHTETIT TËND KA MBARUAR!

KA FILLUAR KOHA E LLOGARIDHËNIES!

(Në foto një nga pankartat e revoltës qytetare)

Po ndodh...

ide