Përparim Gjeka: Letër e hapur kryetarit të Partisë Socialistë të Shqipërisë, Edi Rama
Nga Përparim Gjeka
Po ju drejtohem si një prej anëtarëve të grupit koordinator të protestës, i cili ka parë shokët dhe shoqet e kauzës të përndiqen dhe të shoqërohen padrejtesisht vetëm sepse kanë protestuar në mënyrë paqësore.
Ti nuk je kryeministri ynë i zgjedhur në mënyrë demokratike, sepse je votuar nga bandat kriminale dhe nga patronazhistët, të cilët paguhen me taksat tona për të intimiduar edhe pjesën e shoqërisë që nuk të voton ty dhe që përbën shumicën e shqiptarëve.
Ti do të thuash se të ka votuar shumica. Por edhe nëse është kështu, ajo shumicë u mund nga protesta. Dhe këtë e pranove vetë në momentin kur the se "na thyen algoritmin“.Sepse çfarë është algoritmi?
Algoritmi thjesht shpërndan më shumë ato pamje dhe mesazhe që njerëzit pëlqejnë, komentojnë dhe shpërndajnë më shumë. Pra, nëse ti e pranove se të "thyen algoritmin“, atëherë po pranon edhe se shumica e shqiptarëve të thyen në hapësirën digjitale. Të thyen kurrizin digjital dhe ti ende nuk je ngritur në këmbë, pavarësisht aktivizimit të jashtëzakonshëm të patronazhistëve digjitalë.
Tani ke vendosur të na thyesh ne, protestuesit, duke na e thyer kurrizin në kuptimin e vërtetë të fjalës, duke na goditur pas shpine dhe duke aktivizuar grupet e gatshme policore dhe civile që garantojnë regjimin tënd prej diktatoruci.
Harroje se mund të na bësh karshillëk si kryeministër, duke kaluar pranë nesh sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Ti tashmë je i "patronazhuar“ nga i gjithë populli protestues dhe ai nuk do të të ndahet kudo që të shfaqesh, deri në ditën tënde të fundit politike.
Tani do ta kuptosh se çfarë është patronazhimi.
Do të të ndjekim, do te kapim dhe do te te lidhim politikisht, sepse ke dalë jashtë kontrollit dhe ke bërë dëm të pariparueshëm ndaj shtetit shqiptar.
Po të themi: largohu sa më shpejt nga posti që ke uzurpuar, nga posti që ke blerë dhe nga posti që ke abuzuar. Shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe atdhetare nuk mund të përfaqësohen nga ti dhe bashkëpunëtorët e tu, gjysma e të cilëve janë në burg dhe gjysma tjetër nën ndjekje penale.
Ky regjim që keni ngritur bashkë me opozitën e shitur nuk mund të mbijetojë më me metoda dhune. Sepse tani keni dalë hapur, pikërisht në momentin kur populli doli hapur kundër jush. Kriza politike tashmë doli e hapur, e kane pare edhe partneret nderkombetare.
Dhe nëse vazhdoni rrugën e dhunës, do të humbni edhe shansin për të qenë një prej negociatorëve të kësaj krize, si kryetar i (pa)zgjedhur i Partisë Socialiste.
Kuptojeni se ju erdhi fundi. Dhe sa më gjatë të qëndroni në pushtet, aq më i hidhur do të jetë fundi juaj politik.
Pa respekt,
Përparim Gjeka
2 Shtaror 2026
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128