Incidenti i rëndë në Elbasani-Vllaznia/ “Bie çekani” i Disiplinës, pezullim i rëndë për Xhaferrin, dënohet edhe trajneri Martini
Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për incidentin e rëndë të ndodhur pas ndeshjes Elbasani–Vllaznia, duke dënuar me 15 ndeshje pezullim presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferri.
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të takimit, teksa asistenti i dytë i arbitrit, Ergys Spahiu, po drejtohej drejt tunelit që të çonte në dhomat e zhveshjes. Në atë moment, mes tij dhe presidentit të Vllaznisë pati një përplasje, ku Xhaferri e goditi me grusht asistentin.
Episodi u filmua dhe pamjet qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, me reagimet që ishin të shumta në opinionin sportiv dhe jo vetëm.
Në videot e ndryshme të publikuara, shihet momenti i tensionuar dhe ndërhyrja e menjëhershme e personave të sigurisë, të cilët u përpoqën të ndalonin përshkallëzimin e situatës.
Pas shqyrtimit të materialeve dhe pamjeve filmike të episodit, Komisioni i Disiplinës vendosi që të ndëshkojë edhe trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, i cili është dënuar me 6 ndeshje. Sakaq, Elbasani u gjobit me 1 milion lekë për organizim të dobët.
Po ndodh...
ide
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128