Aksidenti i preu jetën në mes 25-vjeçarit matjan, u nis për në punë dhe nuk arriti dot, gazetari: E kisha nxënës, atë e vranë sot

Ishte vetëm 26 vjeç, nga Mati me origjinë dhe prej vitesh kishte ardhur në kryeqytet për të ndjekur ëndrrën e tij për gazetarinë dhe për t’u bërë një qytetar shembull i këtij vendi. Xhesjoni, djaloshi matjan, i cili herë pas herë detyrohej të shkonte në Mat për shkak se nëna, familja ndodhej aty, humbi jetën sot tragjikisht në një aksident të rëndë të regjistruar mbi urën e Gjolës.
Ai bëri të njëjtën rrugë siç bënte, për të shkuar në punë dhe për të vijuar angazhimin e tij. Mirëpo, fatkeqësisht një parakalim i gabuar, jo nga ana e tij, i mori jetën gazetarit 26-vjeçar, Xhesjon Zogu.
Madje mëngjesin e sotëm ai kishte folur edhe kolegët në universitetin privat në kryeqytet ku dhe punonte. I kishte thënë që do të bisedonin kur ai të arrinte në Tiranë, por fatkeqësisht ajo bisedë nuk do të mund të bëhet kurrë.
Xhesjoni ishte një djalë i rrallë, nxënës ekskelent, shembull siç dhe pedagogët e tij thonë mes rreshtave të shpërndara në rrjetet sociale.
Një prej tyre ka qenë edhe gazetari e analisti Mentor Kikia, i cili mes dhimbjes për këtë humbje tragjike, të një të riut në moshën më të bukur të jetës, ka shprehur zhgënjimin dhe trishtimin për vendin në të cilin jetojmë.
Ku rregullat shpërfillen dhe fatkeqësisht u kushtojnë dhe jetën atyre që ndonëse i respektojnë, bëhen viktima të neglizhencës të së tjerëve.
“Xhesjonin e kam patur student në gazetari. Ishte koleg pune me tim bir, në Western Balkans University. Në punë po shkonte në mëngjes, por nuk mbërriti dot. Njerëz, mblidhni mendjen nëse ju ka mbetur ende ndonjë farë”, shkruan gazetari.
Aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 09:40 në aksin Fushë Krujë-Rinas, mbi urën e Gjolës.
Përplasja mes dy automjeteve rezultoi fatale për gazetarin, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportimit drejt Spitalit të Traumës, Xhesjon nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Në aksident ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, Behar Ruçi, nga Korça, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ai është transportuar për në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”. Manovra dyshohet se ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in me të cilin udhëtonte 26-vjeçari.
Reagimi i plotë i Mentor Kikisë:
Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes!
Një djalë i ri humbi jetën sot në mëngjes, duke shkuar në punë.
Në fakt nuk e humbi, ia morën.
E vranë!
Vrasje quhet edhe kur je duke udhëtuar me makinë dhe një kamikaz të vjen përballë.
Xhesjon Zogu, 26 vjeç, po udhëtonte me makinë kur dikush iu fut në parakalim të gabuar dhe u përplasën.
Xhesjonin e kam patur student në gazetari. Ishte koleg pune me tim bir, në Ëestern Balkans University. Në punë po shkonte në mëngjes, por nuk mbërriti dot.
Njerëz, mblidhni mendjen nëse ju ka mbetur ende ndonjë farë!
Ne jemi barbarë në raport me edukatën në rrugë. Jemi të çmendur që nxitojmë, pa disku as se pse, e as për ku.
Nuk pyesim për rregulla, për rrezik.
Rrugë që kanë probleme serioze me sinjalistikën e sigurisë. E njerëz që kanë problem edhe më serioze me sinjalistikën e mendjes.
Qofsh i parajsës Xhesjon.
Ngushëllime familjes dhe miqve të tij.
Po ndodh...
Demokracinë e hedhim në kuti, politikanët e fusin në xhep
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128