Një vit në ministri, tani ‘angazhime ndërkombëtare’/ Rama e përcjell me elozhe: E dashur Evis

Vetëm një vit në krye të Shëndetësisë dhe Evis Sala i jep fund eksperiencës së saj në qeveri, për t’iu rikthyer angazhimeve ndërkombëtare në fushën e ekspertizës. Dorëheqja e saj është përcjellë me nota të larta vlerësimi nga kryeministri Edi Rama, i cili e falënderoi publikisht për “përkushtimin” dhe “profesionalizmin”, duke e cilësuar si një “ndihmë të çmuar” edhe në vijim.
Përmes një postimi, Rama e ka falënderuar për kontributin e dhënë në qeveri, ndërsa ka theksuar se ajo do të vijojë të japë ndihmesën e saj edhe në angazhimet e mëtejshme ndërkombëtare.
“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e Shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan Rama.
Po ndodh...
ide
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128