Picë me domate, hudhër, borzilok e sallam

Përbërësit:
160 gr miell
1 lugë çaji maja e thatë
1 lugë çaji sheqer
¼ lugë çaji kripë
1 lugë gjelle vaj ulliri
90 ml ujë i vakët
400 gr domate të konservuara ose të freskëta
1 lugë gjelle salcë domateje
1 thelpi hudhër
4–5 gjethe borzilok
1 lugë gjelle rigon
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji sheqer dhe pak kripë
200 gr mocarela e grirë
Feta sallami pikant
Pak qepë e prerë hollë
Misër i ëmbël (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Përgatisim brumin e picës. Përziejmë miellin me majanë, sheqerin dhe kripën. Shtojmë vajin e ullirit dhe ujin e vakët. E punojmë për 8–10 minuta derisa brumi të bëhet i lëmuar dhe elastik. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për rreth 1 orë, derisa të dyfishojë vëllimin. Më pas e hapim në formë rrethore me diametër rreth 30 cm. Përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht hudhrën në vaj ulliri për rreth 30 sekonda. Shtojmë domatet e shtypura, salcën e domates, rigonin, borzilokun, sheqerin, kripën dhe piperin. E lëmë të zieje në zjarr të ulët për 15–20 minuta derisa salca të trashet. E lemë të ftohet para përdorimit. Mbi brumin e hapur të picës vendosim një shtresë me salcë, djathë mocarela, feta sallami, pak qepë të prerë hollë dhe misër nëse kemi. Ngrohim furrën në 200°C dhe vendosim picën të piqet për rreth 10 minuta, derisa baza të marrë ngjyrë të artë dhe djathi të shkrihet e të marrë pak ngjyrë.
Receta nga znj. Albana
Po ndodh...
Demokracinë e hedhim në kuti, politikanët e fusin në xhep
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128