Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, shuhet pegagogu, nënkolonel Alfons Qorllari/ Mesazhi i kolegëve: Njerëz si ai nuk largohen kurrë!
Alfons Qorllari, Nënkolonel i Forcave të Armatosura dhe pedagog në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, është ndarë nga jeta si pasojë e betejës me një sëmundje të rëndë.
Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e Kolegjit të Sigurisë, të cilët shprehin nderim e mirënjohje për profesionalizmin e tij te Forcat e Armatosura.
“Me dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të nënkolonel Alfons Qorllarit, pas betejes me një sëmundje të rëndë.
Gjatë karrierës së tij ushtarake, ai u dallua për përkushtimin ndaj formimit profesional, duke ndjekur kualifikime dhe trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Këto përvoja pasuruan jo vetëm formimin e tij, por edhe kontributin që dha në edukimin dhe përgatitjen e brezave të rinj të ushtarakëve.
Njerëz si ai nuk largohen kurrë plotësisht. Ata mbeten në kujtesën e kolegëve, kursantëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Mbeten në mësimet që lanë pas dhe në gjurmën që kanë lënë në rrugëtimin e Forcave të Armatosura.
Sot humbëm një koleg, një pedagog dhe një njeri të çmuar. Nderim dhe mirënjohje për gjithçka që dha për Forcat e Armatosura, për profesionalizmin e tij dhe për shembullin që la pas.
U prehsh në paqe, Nënkolonel! Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve.”– thuhet në njoftim.
Gjatë karrierës së tij ushtarake, Nënkolonel Alfons Qorllari u dallua për përkushtimin ndaj formimit profesional, duke ndjekur kualifikime dhe trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Këto përvoja pasuruan jo vetëm formimin e tij, por edhe kontributin që dha në edukimin dhe përgatitjen e brezave të rinj të ushtarakëve.
Fatkeqësisht, kohët e fundit ai ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot, duke mbyllur përgjithmonë sytë e duke lënë në trishtim familjen, kolegët dhe miqtë e shumtë.
Kolegji i Mbrojtjes dhe i Sigurisë (KMS) është një institucion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë që ofron arsimim, trajnim dhe kualifikim për personelin ushtarak dhe civil. Aty planifikohen dhe drejtohen Kurset e karrierës për zhvillimin profesional të ushtarakëve shqiptarë dhe atyre në rajon.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128