Protestuesit bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, përplasje me policinë te gjimnazi “Qemal Stafa”

Një grup protestuesit kanë bllokuar sot Zogun e Zi për disa minuta në shenjë kundërshtie ndaj klasës politike në vend. Për disa minuta është bllokuar trafiku, ndërkohë që policia raportohet se ka shoqëruar disa protestues. Protesta nisi si fillim te Sheshi Skënderbej, për të vijuar në rrugën Durrësit, deri te Zogu i Zi.
Një prej aktivisteve të kësaj proteste, Bora Mitrovica lëshoi akuza në drejtim të policisë, duke e akuzuar këtë të fundit se ka ushtruar dhunë ndaj protestuese. Në një prononcim për mediat ajo tha se policia i kishte shtyrë dhe tërhequr me forcë të gjithë disa prej tyre dhe më pas i shoqëruan. Përplasjet me të fota u regjistruan pranë shkollës “Qemal Stafa’
“Sot u mblodhëm te Sheshi Skënderbej në orën 7:00 të mëngjesit. Ishim duke ecur n trotuare. Po këndonim himnin, dhe më pas policia ndërhyri. Nisën të merrnin me forcë dhe i vunë duart në fyt disa çunave që ishin pjesë e protestës. Kur kaluam rrugën këtu, shkuan dhe kapën të gjithë djemtë. Këta duan dhunë, ne jemi për qetësi, për paqe.
Donim të bënim një protestë ditën që të shikonin dhe qytetarët, se natën nuk po në përfaqëson më populli. Kjo nuk është drejtësi, kjo është sjellje kriminele nga ana e policisë së Shtetit. Kjo është policia e pushtetit, që mbrojnë dhunën, Ramën, që është frikacak.”, tha Mitrovica.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128