Gazetarët padisin sot në Kushtetuese rregulloren e re të GJKKO-së: Kërkojmë pezullim deri në marrjen e vendimit

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka njoftuar se ditën e sotme, do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e cila kundërshton rregulloren e brendshme të GJKKO-së. Përmes një deklaratë AGSH bëri me dije se fillimisht do të këkrojë pezullimin e rregullores dhe më pas shfuqizimin e saj si të papajtueshme me kushtetutën për sa i përket pjesës së medias dhe gazetarëve.
“Të hënën në orën 10:00 Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të pezulluar e më pas shpalljen antikushtetuese të rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sa i përket pjesës së mediave dhe gazetarëve”, njoftoi Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.
Kujtojmë se rregullorja e GJKKO-së ka hyrë në fuqi më 1 shtator ndërsa u publikua në fund të muajit korrik. Gazetarët, organizatat e mediave brenda dhe jashtë vendit e kundërshtuan atë ndërsa i bënë fillimisht thirrje GJKKO-së që të shtyjë hyrjen në fuqi dhe që paraprakisht të bëhen konsultime me gazetarët. Por kjo nuk mori një përgjigje nga GJKKO, duke njoftuar hyrjen në fuqi të rregullores.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128