“Mërgata të na bashkohet, nesër do të jetë vonë”, Arben Kola njofton ndryshimin e orarit: Nga nesër protesta nis në 18:30

13 September 2026, 21:04 / POLITIKË ALFA PRESS
“Mërgata të na bashkohet, nesër do të jetë

Aktivisti Arben Kola ka njoftuar ndryshimin e orarit të protestës kundër qeverisë, duke bërë me dije se duke nisur nga dita e nesërme grumbullimi në sheshin “Skënderbej” do të nisë në orën 18:30.

Duke nisur nga nesër mblidhemi në shesh në orën 18:30 e më pas marshojmë drejt bulevardit të krimit”, tha Kola gjatë protestës.

Ai u shprehu një falënderim të veçantë shqiptarëve të diasporës, duke i ftuar që t’i bashkohen protestës dhe të kthehen në Shqipëri.

 

“Një falënderim i veçantë i mërgatës që sa herë vjen zbukuron protestën dhe rrugët. Sot kemi më shumë shqiptarë jashtë se brenda atdheut. Ftoj mërgatën t’i bashkohen rrëzimit të qeverisë, ndryshe Atdheu ynë do të ngelet pa shqiptarë”, u shpreh ai.

Kola e mbylli mesazhin me një thirrje për emigrantët që të rikthehen në Shqipëri, duke paralajmëruar se, sipas tij, largimi i vazhdueshëm i shqiptarëve rrezikon të ardhmen e vendit.

Është shumë e rëndësishme të ktheheni, ndryshe do lini nipat e mbesat pa Atdhe. Sot është koha, do të jetë vonë nesër”, tha aktivisti.

 

Po ndodh...

ide