I jepet lamtumira, arkëmorti me trupin e pajetë të Mazonakis mbërrin në Kishë, motra dhe babai i këngëtarit qajnë me dënese

13 September 2026, 20:28 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Me duartrokitje, lot dhe trëndafila të bardhë, kështu u prit arkivoli me trupin e pajetë të këngëtarit ikonë, Giorgos Mazonakis, në Kishën e Shën Triadës në Nikea.

Qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej zërave më të dashur të muzikës greke. Në fytyrat e të pranishmëve lexohej dhimbja, ndërsa këngët e Mazonakis, ato që për vite me radhë kishin shoqëruar jetën e mijëra njerëzve, dëgjoheshin në sfond.

Por momentet më të dhimbshme ishin ato kur arkivoli mbërriti përpara familjarëve të tij.

Prindërit e këngëtarit dhe motrat e tij, Vasso dhe Maria, u përballën me një dhimbje të papërshkrueshme. Të shkatërruar nga humbja e papritur, ata nuk mundën t’i mbanin lotët, ndërsa përpara tyre ndodhej trupi i njeriut të  tyre të dashur. Babai i tij, Manolis dhe motra Maria u panë të përlotur dhe të dërrmuar nga dhimbja.

 

Po ndodh...

ide