“Jemi në akth”, tre ditë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Albin Kurti në Kuvend: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e tyre
Ashtu si dhe ishte njoftuar, pasditen e kësaj të diele ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është votimi i Qerverisë “Kurti 4”.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vendosën që të bojkotojnë këtë proces, ndërkohë që të pranishëm në sallë janë vetëm 70 deputetë, mes tyre ata të LVV, Listës Serbe dhe disa përfaqësues të komuniteteve jo shumicë.
Në fjalën e tij, Albin Kurti ka paraqitur programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri, ndërkohë që nuk ka lënë pa përmendur as ish-krerët e UÇK-së fati i të cilëve do të vendoset më 16 shtator në Hagë.
Kurti tha këto ditë e gjithë Kosova është në ankth, në pritje të vendimit nga Dhomat e Specializuara për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
“Ju përgëzoj për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit. Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Ne e kemi të qartë atë që ka ndodhur. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe është kryer gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së”, ka thënë Kurti.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128