Betohet në Kuvend Qeveria Kurti 4: Do ta kryej me përkushtim e nder detyrën, do angazhohem për përparimin e Kosovës

13 September 2026, 16:00 / KOSOVA ALFA PRESS

Betohet në Kuvend Qeveria Kurti 4: Do ta kryej me përkushtim e nder

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Qeverinë Kurti 4, ndërsa kryeministri Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë betimin para deputetëve.

Pas votimit, Kurti falënderoi deputetët që mbështetën qeverinë e re, duke shprehur mirënjohje dhe duke premtuar përkushtim në realizimin e programit qeverisës.

“Falënderoj deputetët që votuan për qeverinë. Shpreh mirënjohjen time dhe zotimin tonë për të mbështetur qytetarët pa dallim dhe për të realizuar me përpikmëri të gjitha zotimet tona,” deklaroi Kurti.

Kryeministri dhe anëtarët e qeverisë bënë betimin kushtetues, duke u zotuar se do të respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës, si dhe do të angazhohen për përparimin e vendit.

“Betohem se do ta kryej me përkushtim e nder detyrën e anëtarit të qeverisë, do ta respektoj kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do angazhohem për përparimin e përgjithshëm të republikës së Kosovës. Betohem”.

Në seancën e betimit munguan deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës. 

Po ndodh...

ide