Berisha rikthehet nga SHBA sot në Shqipëri/ PD thirrje demokratëve: Të gjithë në Rinas!

12 September 2026, 11:21 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha rikthehet nga SHBA sot në Shqipëri/ PD thirrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime me personalitete të politikës amerikane.

Përmes një mesazhi, Partia Demokratike u ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të mblidhen në Rinas për t’i rezervuar Berishës një pritje madhështore. “Le t’i rezervojmë Doktor Berishës një pritje madhështore, ashtu siç e meriton ky rikthim!”, thuhet në thirrjen e demokratëve.

PD e cilëson rikthimin e Berishës si një moment të rëndësishëm në rrugën drejt asaj që e quan fitoren e afërt, duke bërë apel për bashkim dhe mobilizim të demokratëve. “Me forcën, bashkimin dhe shpirtin e demokratëve!”, përfundon mesazhi i Partisë Demokratike.

 

 

Po ndodh...

ide