Tërmet te Kosova, Rrahmani braktis Kombëtaren: Nuk kthehem sa kohë janë ata drejtues Federate

Tërmet në përfaqësuesen e Kosovës. Amir Rrahmani ka njoftuar largimin nga Kombëtarja pas një dekade kontribut, shtatë prej të cilave si kapiten dhe lider i mbrojtjes së skuadrës dardane.
Vendimi i mbrojtësit nuk vjen në heshtje. Përkundrazi, Rrahmani ka zgjedhur të bëjë publike arsyet e largimit, duke adresuar akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Në reagimin e tij, kapiteni bën të qartë se nuk do ta veshë më fanellën e Kosovës për sa kohë institucioni drejtohet nga personat aktualë.
Rrahmani kritikon mënyrën se si është menaxhuar Federata dhe pretendon se problemet e vazhdueshme të përfaqësueses nuk janë zgjidhur për shkak të mungesës së kompetencës nga drejtuesit. Por akuza më e fortë lidhet me atë që mbrojtësi e konsideron si sulm të vazhdueshëm nga brenda institucionit.
“Çfarë mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin”, shkruan Rrahmani. Një deklaratë që tregon qartë përmasat e përplasjes mes kapitenit të Kosovës dhe drejtuesve të Federatës.
Rrahmani thekson se vendimi për t’u larguar nuk është marrë lehtë, por vjen si një mënyrë për të mbrojtur integritetin e tij si kapiten, si futbollist profesionist dhe, mbi të gjitha, si njeri. Pas dhjetë vitesh me fanellën dardane dhe shtatë vitesh me shiritin e kapitenit në krah, Amir Rrahmani i jep kështu fund një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij me Kosovën.
Një vendim që trondit përfaqësuesen dardane dhe hap një nga përplasjet më të forta publike mes një prej figurave kryesore të Kombëtares dhe drejtuesve të FFK-së. Dhe mesazhi i Rrahmanit është i qartë: nuk do të rikthehet në Kombëtare për sa kohë që drejtuesit aktualë të Federatës vazhdojnë të jenë në detyrë.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128