“Kam udhëtuar 1.6 milionë km në Shqipëri dhe i njoh hallet e njerëzve”, Rama flet për protestën: Edhe unë jam…
Gjatë podcastit të tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është një nga personat që e njeh më mirë vendin tonë, pasi për herë të parë ka zbuluar se ka udhëtuar 1.6 milionë kilometra në Shqipëri.
Rama tha se ai mban vendin e parë për njohjen e vendit dhe të problemeve të tij, apo të mënyrës sesi njerëzit i përjetojnë gjërat.
Sa i përket protestës, kreu i qeverisë u shpreh se është krenar për të, teksa nuk ka lënë pa thumbuar as rivalët e tij politikë, ku tha se ka përjetuar humbje jetësh të marra nga dritaret e godinës së Kryeministrisë.
Rama: Një truproje më thotë për punën e makinës, gjithë kjo periudhë ka shkuar 500 mijë km. Pastaj më sjell dokumentet dhe më thotë që nuk janë 500 mijë km në total. I thashë: “Po unë sa kemi bërë në total?”. M’i solli të gjitha të rrugëtimit tim. 1.6 milionë kilometra të rrugëtimit tim në Shqipëri.
Të bësh 1.6 milionë kilometra nëpër Shqipëri si kryetar i opozitës dhe i qeverisë do të thotë që të kesh një njohje të thellë të Shqipërisë. Pra, në këtë pikë, tek njohja e Shqipërisë dhe realitetit, njerëzit dhe çfarë ndjejnë, si i përjetojnë gjërat, unë nuk ia lë njeriut vendin e parë.
E para, jam krenar për ato pamje dhe për këtë protestë, sepse në atë bulevard kam qenë protestues. Në atë bulevard unë kam përjetuar humbje jetësh të marra nga dritaret e kësaj godine. Dhe unë e di mirë se çfarë do të thotë protestë. Unë kam parë invalidët sesi janë marrë në krah dhe janë keqtrajtuar nga ana tjetër e godinës, kur iu afruan sportelit për të qarë hallin.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128