Daja para derbit me Partizanin: Do fitojë ekipi që do të bëjë më pak gabime, duhet të jemi gjithë kohës në ekuilibër

Dinamo përgatitet për derbin e parë të sezonit ndaj Partizanit, një sfidë që do të zhvillohet të shtunën në orën 16:00 në stadiumin e Vorës, me të kuqtë që do të jenë skuadra pritëse.
Në prag të kësaj përballjeje, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke vlerësuar formën e kundërshtarit dhe duke theksuar se në një ndeshje derbi diferencën mund ta bëjnë gabimet.
“Ndeshjet derbi janë ndeshje të veçanta, janë ndeshje që luhen për t’u fituar. Por në të njëjtën kohë janë edhe ndeshje të paparashikueshme. Vijmë me një optimizëm edhe me një entuziazëm të mirë, pra me një anë psikologjike të mirë, duke parë ndeshjet e fundit ku kemi fituar ndaj rivalëve tanë.
Por e dimë që dhe kundërshtari, Partizani, ka një gjendje të mirë dhe vjen pas një fitoreje në transfertë me Vllazninë. Besoj që do të jetë një ndeshje e hapur dhe do të fitojë ekipi që do të bëjë më pak gabime. Sigurisht që shpresojmë që të jemi ne ata që do të bëjmë më pak gabime sesa kundërshtari”, u shpreh Daja.
Trajneri i Dinamos paralajmëroi skuadrën e tij edhe për rrezikun që paraqet Partizani në tranzicion dhe kundërsulme.
“Skuadra duhet të jetë gjatë gjithë kohës në ekuilibër, duke ditur që Partizani ka një tranzicion pozitiv, si dhe kundërsulm të rrezikshëm me lojtarë të shpejtë. Ne duhet të jemi gjithë kohës në ekuilibër në mënyrë që t’i heqim këtë armë të fortë që ka kundërshtari”, deklaroi ai.
Daja ka marrë edhe dy lajme të mira në prag të derbit. Kapiteni Bruno Dita ka lënë pas dëmtimin, ndërsa Qardaku ka shlyer pezullimin pas kartonit të kuq të marrë ndaj Skënderbeut.
“Kemi të gjithë kontingjentin në dispozicion për të përballuar ndeshjen derbi. Na është rikthyer kapiteni Dita, që është një vlerë e shtuar për ekipin, pasi ka kaluar dëmtimin e pësuar. Do ta shikojmë dhe në seancën e fundit stërvitore.
Kemi edhe Qardakun nesër, pasi ka shlyer pezullimin pas kartonit të kuq dhe gjithashtu ka lënë pas krahëve një dëmtim që kishte. Gjatë javës kemi punuar mirë dhe skuadra është gati”, tha trajneri.
Në fund, trajneri i Dinamos u ndal edhe te kushtet në të cilat do të zhvillohet derbi, duke komentuar orarin dhe fushën sintetike të stadiumit të Vorës.
“Do të thoja se nëse do të zhvillohej në mbrëmje, me ndriçim dhe në një fushë me bar natyral, do t’u shërbente të dyja ekipeve të jepnin maksimumin. Përtej kësaj, duhet të them se stadiumi i Vorës është një stadium ku mund të performosh shumë mirë”, përfundoi Daja.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128