“Armët do paketohen në Shqipëri”, qeveria reagon pas audiopërgjimit të Ron Yefet: KAYO është krenaria jonë, Ahmetaj të përballet me drejtësinë!
Një reagim i parë ka ardhur nga qeveria shqiptare lidhur me akuzat e ngritura ditët e fundit dhe audiopërgjimin e publikuar nga ish-numri dy i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj.
Ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismailaj, e cila u pyet këtë të premte, pak pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, për audiopërgjimin ku pretendohet se dëgjohet biznesmeni shqiptaro-izraelit Ron Yefet, së bashku me dy biznesmenë ukrainas, teksa diskutojnë për marrëveshje biznesi dhe çështje që, sipas Ahmetajt, lidhen edhe me institucione shqiptare.
Në përgjigjen e saj, Ismailaj iu drejtua drejtpërdrejt Ahmetajt, duke e sfiduar të përballet me drejtësinë shqiptare nëse ka prova për akuzat që ngre.
Reagimi erdhi pas pyetjes së gazetares Ambrozia Meta, e cila kërkoi një qëndrim zyrtar të qeverisë lidhur me pretendimet e bëra në audiopërgjim, veçanërisht për akuzat se armët mund të prodhohen në Afrikë dhe më pas të paketohen në Shqipëri, si dhe nëse në vend po prodhohen armë.
Ministrja Ismailaj e cilësoi të papërshtatshme që qeveria të merret me deklarata të bëra nga persona që, sipas saj, janë larguar nga përballja me drejtësinë.
“Lidhur me këtë çështje, së pari mua më vjen sa keq edhe ndot të diskutoj apo të jap përgjigje për deklarata të arratisurve nga drejtësia, është për mua një kërkesë që unë dëshiroj t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka bërë këto deklarata, që ashtu sikurse ka guximin që në pisllëkun ku është zhytur të hedhë llum mbi projektet të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin të vijë dhe të përballet me drejtësinë shqiptare. KAYO është një nga krenaritë dhe që normalisht, sikurse citova, më vjen ndot të jap përgjigje të deklaratave të njerëzve që janë zhytur në llumin e tyre”, tha ministrja.
Ambrozia Meta: Disa ditë më parë u publikua një përgjim i biznesmenit Ron Yeffet, i cili është dhe një nga ortakët e qeverisë, kompania KAYO, i cili pretendon në këtë përgjim se armët do të prodhohen në Afrikë dhe më pas do të paketohen në Shqipëri. A ka një qëndrim zyrtar qeveria shqiptare lidhur me këtë çështje dhe a mund të na thoni a po prodhohen armë në Shqipëri?
Ismailaj: Lidhur me këtë çështje, së pari mua më vjen sa keq edhe ndot të diskutoj apo të jap përgjigje për deklarata të arratisurve nga drejtësia, është për mua një kërkesë që unë dëshiroj t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka bërë këto deklarata, që ashtu sikurse ka guximin që në pisllëkun ku është zhytur të hedhë llum mbi projektet të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin të vijë dhe të përballet me drejtësinë shqiptare. KAYO është një nga krenaritë dhe që normalisht, sikurse citova, më vjen ndot të jap përgjigje të deklaratave të njerëzve që janë zhytur në llumin e tyre.
Po ndodh...
ide
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128