Deputetët e Kosovës dështojnë sërish! Nuk konsituohet Kuvendi, PDK braktis sallën, Haxhiu ndërpret seancën
Ka dështuar edhe seanca konstituive e kësaj të premteje në Kuvendin e Kosovës, teksa kryetarja Albulena Haxhiu njoftoi ndërprerjen e saj. Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, ndërsa më tej Haxhiu hodhi në votim propozimin që kandidatët për nënkryetarë të votohen individualisht.
Partitë ndryshe nga seanca e kaluar që nuk ranë dakord se si të votohen nënkryetarët, në grup apo ndaras, këtë të premte votuan për votimin e nënkryetarëve veçmas me 71 vota pro. Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh nënkryetar me 100 vota pro ndërsa Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës nuk u zgjodh nënkryetare pasi mori vetëm 44 vota.
Kur PDK u ftua për të bërë një propozim të ri për nënkryetar, deputetët e kësaj lëvizjeje braktisën sallën me përjashtim të deputetit Mërgim Lushtaku. Kujtojmë se ditën e mërkurë deputetët rizgjodhën Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit, por më pas seanca u shty për shkak të përplasjeve mes partive lidhur me votimin e pesë nënkryetarëve. Një tjetër arsye e shtyrjes së seancës nga Haxhiu ishte shprehja “në emër të popullit serb” e përdorur nga Igor Simiç i Listës Serbe kur ai propozoi një bashkëpartiak të tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Po ndodh...
ide
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128