25 vite nga sulmi terrorist që tronditi SHBA-në/ Ambasada amerikane në Tiranë përkujton viktimat
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, një prej ngjarjeve më tragjike që ka shënuar historinë moderne.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ambasada ka nderuar mijëra personat që humbën jetën, si edhe heronjtë që u përballën me pasojat e sulmit në New York, Pensilvani dhe Virginia.
“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Sulmet e 11 shtatorit 2001 u kryen nga 19 terroristë të al-Kaedës, të cilët rrëmbyen katër avionë pasagjerësh.
Dy prej avionëve u përplasën me Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke shkaktuar shembjen e tyre dhe vdekjen e mijëra personave.
Një tjetër avion goditi ndërtesën e Pentagonit, ndërsa avioni i katërt u rrëzua në Pensilvani pasi pasagjerët dhe ekuipazhi u përpoqën të merrnin kontrollin e tij nga rrëmbyesit.
Në total, sulmet terroriste të 11 shtatorit u morën jetën 2,977 personave dhe shënuan një kthesë të thellë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe të botës.
Po ndodh...
ide
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128