“Freskohet moti”, meteorologia: Fundjava sjell rrebeshe

11 September 2026, 08:32 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Freskohet moti”, meteorologia: Fundjava sjell rrebeshe

Pak më freskët dhe një rënie të lehtë të temperaturave parashikon meteorologia Tanja Porja ditën e sotme.

“Presim një freskim të kushteve të motit për ditën e sotme, ndërsa pasditja do të ketë reshje lokale, por edhe paradite priten reshje krejt të pakta në zonat juglindore. Reshje të izoluara dhe afatshkurtra priten në Gjirokastër, Përmet, Ersekë dhe Korçë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi në veriperëndim edhe skajin verior të Shqipërisë. Vranësirat do të fuqizohen në veriperëndim, duke sjellë reshje të pakta në zonën e Shkodrës dhe më pas në Lezhë. Gjatë natës reshjet do të shtrihen edhe në veri dhe verilindje”, tha Porja.

Sipas saj temperaturat minimale këtë mëngjes kanë zbritur deri në 14 gradë celsius në zonat verilindore, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 36°C në qarkun e Beratit. Në zonat malore termometri nuk pritet të kalojë 28-30°C, duke sjellë një freskim të ndjeshëm krahasuar me ditët e fundit.

Meteorologia paralajmëroi se fundjava mund të sjellë rrebeshe shiu në disa zona të vendit, ndërsa temperaturat do të vijojnë të mbeten disi më të ulëta se në ditët e fundit.

Po ndodh...

ide