E kërkojnë në "BURG" bashkë me Ramën/ Berisha sulmon nga SHBA protestuesit: Vegla të qeverisë
Nga New York-u, ku ndodhet për një vizitë, kreu i PD-së, Sali Berisha gjat një interviste për Çim Pekën në Syri Tv, ka komentuar edhe protestën që po mbahet prej 103 ditësh në vendin tonë.
Berisha tha se e njeh mirë protestën dhe se qytetarët kanë të njëjtën kauzë: largimin e Ramës dhe të qeverisë së tij.
Po ashtu, kreu i PD-së ka komentuar edhe protestuesit që çdo natë brohorasin “Rama në burg, Berisha në burg”, teksa nuk nguroi t’i quajë si vegla të qeverisë një pjesë të tyre.
Berisha: Protesta është një histori unike dhe është lëvizja më e madhe që nga viti 1990. Ne kemi zgjedhur që të mos dalim jashtë moralit. E kam deklaruar që në fillim që e kanë thirrur të tjerët dhe që ne s’do të përpiqemi që t’i përçajmë apo t’i marrim.
Por do të marrim sa më shumë pjesë në protestë, se ne ishim në protestë dhe kishim të njëjtën kauzë me protestuesit: dorëheqjen e qeverisë dhe të Ramës. Protestuesit, një kontingjent, kanë parulla anti-opozitë, pasi janë vegla të qeverisë. Se, në fakt, të krahasosh të pakrahasueshmet dëmton veten.
Ndërsa ne kemi kërkuar që të vazhdojë protesta, të cilën e kam studiuar dhe e njoh mirë, dhe një pjesë të tyre i kam quajtur ‘opozitë e opozitës’. Kjo protestë ka meritën e madhe që po vazhdon dhe ka njerëz që kanë sakrifikuar, se dilnin në temperatura 40 gradë.
Po ndodh...
ide
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128