Raphinha blindon të ardhmen te Barça, firmos kontratë të re deri në vitin 2030!...

5 November 2026, 23:35 / SPORT ALFA PRESS

Raphinha blindon të ardhmen te Barça, firmos kontratë të

Barcelona ka siguruar për një kohë të gjatë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Klubi katalanas njoftoi zyrtarisht këtë të enjte, më 5 nëntor, rinovimin e kontratës së Raphinhas deri në vitin 2030. Marrëveshja e mëparshme e sulmuesit brazilian përfundonte në vitin 2028, ndërsa kontrata e re e mban atë edhe për dy sezone të tjera në “Camp Nou”.

I afruar në vitin 2022, Raphinha është shndërruar gradualisht në një nga liderët e Barcelonës, duke marrë edhe shiritin e kapitenit këtë sezon.

Nën drejtimin e Hansi Flick, braziliani ka njohur një rritje të ndjeshme në performancë, duke u kthyer në një nga armët kryesore të repartit ofensiv. Shifrat e tij këtë sezon janë mbresëlënëse: 15 gola në 10 ndeshje të La Ligës.

Në moshën 29-vjeçare, ish-futbollisti i Rennes ka konfirmuar edhe më parë dëshirën për të përfunduar karrierën në Katalonjë. Me këtë rinovim, Barcelona siguron vazhdimësinë e një prej figurave kryesore të projektit të saj sportiv.

<blockquote><p lang="en" dir="ltr">A true statement of intent. Our beloved captain will continue to lead the project until 2030. 💙❤️ https://t.co/qTlvqvUuvg</p>&mdash; FC Barcelona (@FCBarcelona) <a href="https://x.com/FCBarcelona/status/2118314360632156610?ref_src=twsrc%5Etfw">November 5, 2026</a></blockquote> <script async src="https://platform.x.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

Po ndodh...