“Prania Besnike” në mision/ Tavolina e Ramës mbushet me halle, zbardhet takimi me drejtuesit politikë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte një video me raportimet e drejtuesve politikë të PS-së për takimet me qytetarët në kuadër të “Pranisë Besnike”.
Belinda Balluku deklaron se janë administruar 262 ankesa, janë zhvilluar 14 dëgjesa dhe janë takuar rreth 300 qytetarë.
Në Lezhë janë zhvilluar tre takime dhe janë regjistruar 34 ankesa, kryesisht për problematika që lidhen me ASHK-në, rindërtimin dhe infrastrukturën. Ndërsa në Kukës, Tropojë dhe Has janë regjistruar gjithsej 33 kërkesa.
Ulsi Manja tregon edhe një nga reagimet e qytetarëve gjatë takimeve.
“Besoj se kjo që do të shkruash ti, ky halli im do të shkojë te tavolina e Edi Ramës”, citoi Manja një qytetar.
Një tjetër problematikë e evidentuar është ajo e legalizimeve. Enea Karakaçi tha se janë ngritur shqetësime edhe për banesat e ndërtuara para vitit 1991, ndërsa për këtë çështje është zhvilluar një takim me drejtuesen e Kadastrës.
Në fokus është edhe dixhitalizimi i procesit. Blendi Klosi tha se Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për identifikimin e institucionit përgjegjës dhe për përgatitjen e komunikimeve me referencat ligjore.
Bledi Çuçi tha se deputetëve u është dhënë një formular i unifikuar për regjistrimin e ankesave, ndërsa Arbjan Mazniku foli për ndjekjen në kohë reale të përgjigjeve nga institucionet.
Rama tha se qytetarët nuk shkojnë në këto takime për t’u shfaqur në media, por për të paraqitur problemet e tyre.
“Njerëzit nuk vijnë aty as për t’u shfaqur në televizor ose në Instagram… kjo do u japë mundësinë të gjithëve që të ndihen të qetë kur vijnë të qajnë një hall”, u shpreh Kryeministri.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128