Ngushtica e Hormuzit rikthehet në fushëbetejë, Irani sulmon anijet amerikane
Ngushtica e Hormuzit është kthyer sërish në një pikë të nxehtë të përplasjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke shtuar pasigurinë në tregjet globale të energjisë. Teherani ka njoftuar sulme ndaj një numri të madh anijesh që tentuan të kalonin nëpër këtë rrugë ujore strategjike, në atë që e cilëson si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane ndaj cisternave iraniane të naftës.
Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar dy anije luftarake amerikane, tetë cisterna nafte dhe 10 anije të tjera tregtare në rajonin e Gjirit. Sipas Teheranit, sulmet erdhën pas bombardimit amerikan të pesë cisternave iraniane.
Ministria e Jashtme iraniane i cilësoi sulmet amerikane si “një kërcënim të qartë për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, duke argumentuar se Irani ka të drejtë të përgjigjet në kuadër të “mbrojtjes legjitime”.
Kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit është kufizuar ndjeshëm që prej shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme. Teherani ka njoftuar se anijet duhet të marrin leje për të kaluar nëpër këtë korridor detar, kërkesë që është kundërshtuar nga SHBA-ja dhe vende të tjera të rajonit.
Irani ka paralajmëruar gjithashtu krijimin e një “zone të re të ndaluar” pranë rrugës ujore, e cila, sipas Gardës Revolucionare, do të shtrihet në pjesë të Gjirit të Omanit dhe Detit Arabik. Anijet që hyjnë pa leje do të përballen me masa ndëshkuese, sipas paralajmërimit iranian.
Ndërkohë, Zyra e Informacionit për Sigurinë Detare të Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar për disa anije që kanë marrë flakë në zona të ndryshme, pa dhënë detaje për viktima apo pasojat e mundshme mjedisore.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128