Tensione gjatë protestës në Patos-Marinëz/ Banorët mësyjnë në ambientet e Bankers Petroleum
Ka nisur me tensione protesta e paralajmëruar prej dy ditësh nga banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz.
Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë Bankers Petroleum dhe janë futur në ambientet e saj.
Banorët kanë kërkuar largimin e punonjësve nga zona, ndërsa situata është tensionuar.
Protesta zhvillohet në vijim të kërkesave të banorëve për respektimin e kontratave dhe pagesat për tokat e dhëna me qira kompanisë.
“Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët”, shprehet një nga banorët.
Protesta e banorëve në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinzë lidhet me një konflikt të përsëritur me kompaninë Bankers Petroleum për pagesat dhe kushtet e kontratave të qirasë së tokave.
Banorët e Marinzës, Belinës, Sheqishtës, Zharrëzës, Kallmit, Frashërit dhe Kumanit pretendojnë se prej fillimit të vitit 2026 nuk kanë marrë pagesat për tokat që kompania përdor për aktivitetin e saj, përfshirë rrugë, parkingje, sheshe pune dhe puse nafte. Sipas tyre, rreth 800 banorë preken nga kjo situatë.
Një tjetër pikë e debatit është ndryshimi i kushteve të kontratave dhe ulja e vlerës së qirasë. Banorët kundërshtojnë kalimin nga pagesa vjetore në dyvjeçare dhe pretendojnë se vlera e qirasë është propozuar të përgjysmohet, nga rreth 400 në 200 lekë për metër katror. Ata kërkojnë që të zbatohen kontratat ekzistuese dhe të shlyhen detyrimet e prapambetura.
Protestat kanë vijuar prej muajsh dhe situata është tensionuar në disa raste. Në gusht, protestuesit u përplasën me rojet e sigurisë së kompanisë, ndërsa në protestën e fundit, më 8 shtator, banorët paralajmëruan se, nëse nuk gjendet një zgjidhje, do ta përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e aktivitetit në disa prej puseve të naftës.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128