Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon penalisht Albin Kurtin, e akuzon për tre vepra penale
Përplasja politike brenda kampit të Vetëvendosjes rikthehet në vëmendje, këtë herë përmes një kallëzimi penal ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është drejtuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku ka depozituar një kallëzim penal ndaj Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë.
Në dokumentin e bërë publik prej tij, Abazi ngre pretendime për tre vepra penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pengim të funksionimit të institucioneve kushtetuese dhe mosekzekutim të vendimeve gjyqësore.
Në qendër të kallëzimit është situata e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Abazi pretendon se Kurti, duke ushtruar detyrën e kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht duke mbajtur mandatin e deputetit, nuk ka përmbushur detyrimet kushtetuese që lidhen me funksionimin e Kuvendit.
Ish-deputeti e lidh gjithashtu kallëzimin me vendime të Gjykatës Supreme, për të cilat pretendon se nuk janë zbatuar, duke argumentuar se kjo situatë bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve.
Sipas Abazit, veprimet e Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë kanë kontribuar në krijimin e një ngërçi institucional, të cilin ai e përshkruan si një “pat-pozicion” kushtetues që më pas është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Sot dorëzova kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kundër Albin Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë për tre vepra penale të konsumuara!”, deklaroi Abazi.
Tashmë mbetet në dorë të Prokurorisë Speciale të vlerësojë pretendimet e ngritura në kallëzim dhe nëse ka elementë për nisjen e procedurave të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128