Përshkallëzohen tensionet para Kryeministrisë/ Policia rinis shoqërimet, qytetarët përpiqen t’i ndalojnë! Efektivët përdorin masivisht spraj djegës

25 October 2026, 18:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përshkallëzohen tensionet para Kryeministrisë/ Policia rinis

Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë rinisur shoqërimin e protestuesve, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ndërhyrja e efektivëve të FNSH ka shkaktuar reagimin e qytetarëve të pranishëm, të cilët janë përpjekur të pengojnë shoqërimin e protestuesve nga forcat e rendit.

Gjatë përplasjeve, efektivët e policisë kanë përdorur masivisht spraj djegës për të larguar qytetarët që kundërshtonin ndërhyrjen e tyre.

 

 

Po ndodh...