Pas përplasjeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”

25 October 2026, 19:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas përplasjeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt

Pas tensioneve në bulevard dhe ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar nga zona para Kryeministrisë dhe kanë nisur të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”.

Gjatë përplasjeve në bulevard, policia ka ndjekur një strategji tjetër për shpërndarjen e protestuesve.

Krahas tre autobotëve të ujit të vendosur para Kryeministrisë, në ndërhyrje janë përfshirë edhe efektivë që kanë dalë nga lulishtet në të dyja anët e bulevardit.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria dhe po vijojnë marshimin përgjatë bulevardit në drejtim të sheshit “Skënderbej”.

Gjatë lëvizjes së tyre vijojnë tensionet, ndërsa protestuesit po hedhin fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të forcave të policisë.

Ndryshe nga protesta e djeshme, pjesëmarrja e sotme në protestë duket e vogël.

 

Po ndodh...