Trump hap thesin para zgjedhjeve: 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse fitojmë, na pret ferri nëse humbasim
Donald Trump hap thesin me dollarë përpara zgjedhjeve të Mesmandatit. Presidenti amerikan çeli kështu Konventën Republikane në Dallas të Teksasit.
“Nëse fitojnë republikanët, ju fitoni me ne dhe merrni 5 000 dollarë. Do të quhet dividendi i Trump”, u shpreh Presidenti amerikan.
Këtë shpërblim për çdo qytetar amerikan e kushtëzoi me fitoren e republikanëve dhe mbajtjen e shumicës në të dyja dhomat e Kongresit në zgjedhjet e nëntorit. Plani i tij do të kushtonte më shumë se një trilion dollarë, ndërsa sqaroi se paratë do të duhet të shpenzohen në SHBA. Oferta kontroverse u bë në një fjalim në konventën e parë të partisë në mes të një mandati presidencial në Shtetet e Bashkuara.
“Po ju kërkoj të bëni sikur jam në fletëvotim. Jam në fletëvotim. Vetëm edhe një herë. Sepse nëse humbasim, do të humbisni kufirin tuaj. Do të humbisni uljet e taksave. Do të humbisni sigurinë dhe mbrojtjen tuaj. Do të humbisni pasurinë tuaj. Vendi ynë po kalon nëpër ferr. Do të kaloni nëpër ferr ashtu siç kaluat vetëm dy vjet më parë. Ne kaluam nëpër ferr”, u shpreh Trump, shkruan A2.
Demokratët e etiketuan shpejt atë një “premtim bosh” dhe të tjerë vunë në dyshim nëse një premtim i tillë ishte i ligjshëm. Janë gati 270 milionë të rritur amerikanë që mund të përfitojnë çekun 5 mijë dollarësh dhe ligjet nuk lejojnë ndikimin e votës përmes parasë.
Fjalimi i gjatë i Trump në konventën republikane në Dallas të Teksasit preku thelbin e konfliktit me Iranin, ndikimin në standardin e jetesës së amerikanëve dhe premtimin e tij për të rritur fuqinë e tyre blerëse. Kjo shkaktoi duartrokitje të forta në sallë dhe nxiti presidentin të sulmonte rivalët demokratë.
“Ka një re të vogël e të çmendur mbi vendin tonë. Unë vërtet besoj se nuk do të shkojë askund, por duhet të sigurohemi sepse do ta mposhtim komunizmin në Amerikë dhe do të votojmë për lirinë amerikane”, theksoi Trump.
Mediat amerikane kanë kontrolluar faktet dhe ballafaquar deklaratat e presidentit, ndërsa shkruajnë se për shumë tema qëndrimi i tij nuk ka qenë i saktë.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128