FOTO/ Nën hetim për fshehje pasurie, momenti kur Luan Baçi mbërrin në SPAK

11 September 2026, 11:42 / POLITIKË ALFA PRESS
FOTO/ Nën hetim për fshehje pasurie, momenti kur Luan Baçi

Deputeti i PD-së, Luan Baçi këtë të premte u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Baçi u paraqit i shoqëruar nga avokati Sokol Mëngjesi dhe pas daljes nga SPAK, ka njoftuar se është marrë person nën hetim.

Çështja ndaj tij është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi penal të depozituar në shkurt të vitit 2024 nga ish-ortaku i tij i biznesit, Aredin Behari.

Sipas padisë së dorëzuar në organin e akuzës, Behari e akuzon deputetin opozitar për pastrim parash dhe fshehje pasurie në vlerën e 1.5 milionë eurove. Veprimtaria e pretenduar financiare dhe fshehja e kapitaleve, sipas kallëzuesit, ka ndodhur përgjatë periudhës 2010–2012.

Më herët, deputeti është marrë në pyetje dy herë në vitin 2024 si person në dijeni, ndërsa tashmë do të pyetet si person nën hetim.

Në përfundim të të gjithë veprimeve hetimore do shihet në rast se SPAK do i komunikojë apo jo zyrtarisht akuzë Luan Baçit.

Po ndodh...

ide