Trump e largoi nga administrata e tij në gusht të këtij viti, Berisha e Mediu takojnë Ed Martin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka siguruar një fotografi me Ed Martin, ish-pjesëtar i Departamentit të drejtësisë i ngarkuar nga Presidenti Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike. Në foton e publikuar nga kreu i PD-së Berisha, duket që në takim ka qenë dhe Fatmir Mediu Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.
Sali Berisha po merr pjesë në konventën e Partisë Republikane Amerikane në Teksas të SHBA-së, i ftuar nga IDU si pjesë e delegacionit të saj.
Ed Martin u largua nga pozicionet e tij në administratën Trump, përmes një sërë lëvizjeve politike gjatë viteve 2025 dhe 2026. Trump tërhoqi zyrtarisht emërimin e tij për postin e prokurorit të përhershëm të U.S. Attorney për Distriktin e Kolumbias pasi Martin nuk arriti të merrte mbështetjen e mjaftueshme në Senat, për shkak të qëndrimeve të tij partiake dhe mbështetjes për personat e përfshirë në ngjarjet e pushtimit të Kapitolit.
Më pas ai u hoq nga drejtimi i grupit të punës të Departamentit të Drejtësisë, pas përplasjeve me udhëheqjen e departamentit dhe veprimeve të diskutueshme publike.
Muajin e shkuar Trump njoftoi edhe largimin përfundimtar të Ed Martin nga administrata (Gjysmë e dytë e gushtit 2026). Trump deklaroi në atë kohë se Martin po largohej përfundimisht edhe nga pozicioni i tij si Zyrtar i Pardonimit (Pardon Attorney) për t'u përqendruar në "sfidat ligjore" jashtë administratës në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha ka pasur takime dhe me shqiptarët që jetojnë atje./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128