Mashtrim me bursa në Tiranë/ SPAK dhe prokuroria gjermane godasin qendrën e thirrjeve “Bluenergycall”, jepen 8 masa sigurie
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Prokurorinë e Bambergut në Gjermani dhe Policinë e Shtetit, ka ekzekutuar 8 masa sigurie ndaj anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal që operonte përmes një qendre thirrjesh (call center) në Tiranë. Operacioni është zhvilluar më 9 shtator 2026, si pjesë e procedimit penal nr. 300/1, duke goditur rrjetin që mashtronte shtetas gjermanë dhe evropianë përmes platformave të rreme të investimeve.
Gjykata e Posaçme ka caktuar shkallë të ndryshme të masave të sigurimit për anëtarët e identifikuar të këtij rrjeti:
Arrest me burg (3 shtetas): A.Gj., G.Sh. dhe E.P., të dyshuar për “Mashtrim kompjuterik” në bashkëpunim dhe kryerje të veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Arrest në shtëpi (3 shtetas): F.Gj., K.B. dhe I.G., të akuzuar për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në skemën mashtruese.
Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore (2 shtetas): O.Gj. dhe Dh.L.
Hetimet e përbashkëta zbuluan se agjentët e subjektit “Bluenergycall shpk”, me seli te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, kontaktonin shtetas të huaj duke i joshur të investonin kursimet e tyre në bursa ndërkombëtare fikse. Paratë e viktimave dërgoheshin në llogari bankare të hapura në vende si Bullgaria, Lituania, Polonia e Qiproja, dhe më pas zhdukeshin përmes transfertave të njëpasnjëshme ose konvertoheshin në kriptovaluta.
Analiza e kryer nga struktura e specializuar e kibernetikës në Bamberg konfirmoi se mashtrimet kryheshin drejtpërdrejt përmes dy adresave IP të përdorura nga qendra e thirrjeve në Tiranë. Ky hetim pason dërgimin e mëparshëm për gjykim të pronarit dhe specialistit IT të këtij subjekti, ndërsa veçimi i dosjes mundësoi identifikimin e operatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të rrjetit.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128