Panik në vilën e Quentin Tarantinos, i panjohuri hyn brenda ndërsa njerëzit ishin në shtëpi

10 September 2026, 15:09 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Panik në vilën e Quentin Tarantinos, i panjohuri hyn brenda

Vila e Quentin Tarantinos në Hollywood Hills dyshohet se ka qenë cak i një të panjohuri. 

Sipas një raportimi të TMZ, në banesë ndodheshin persona të tjerë në momentin kur një i paautorizuar hyri brenda, të mërkurën.

Policia u njoftua për ngjarjen dhe mbërriti në adresë, megjithatë, sipas medias, i dyshuari ishte larguar para se forcat e rendit të mbërrinin në vendngjarje.

Ndërsa policia po heton rastin, ende nuk dihet nëse janë vjedhur sende me vlerë dhe nëse vetë regjisori i njohur, 63 vjeç, ndodhej në shtëpi në momentin e hyrjes së paautorizuar.

Ngjarja ndodhi gati tetë vite pasi Tarantino thuhet se kishte trembur dy hajdutë, të cilët po largoheshin nga shtëpia e tij në Los Angeles pasi kishin marrë me vete “bizhuteri dhe sende të tjera”.

Në atë rast, dy persona kishin hyrë në banesë përmes një dritareje të pasme.

 

 

Po ndodh...

ide