Gjyqtarët kallëzojnë Ministrin e Financave për pagat, Rama ironizon vendimin: Ka vetëm një mangësi, mungon emri im

10 September 2026, 12:51 / POLITIKË ALFA PRESS
Gjyqtarët kallëzojnë Ministrin e Financave për pagat, Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në llogarinë e tij në rrjetin social “X” në lidhje me kallëzimin që iu bë Ministrit të Financave Petrit Malaj për shkak të bllokimit të pagave të magjistratëve.

Rama është shprehur me ironi se mungon emri i tij  pasi sipas tij Malaj ishte konsultuar me të më parë.

“Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë. Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”, ka shkruar ai

Po ndodh...